Barcelona s’ka të ndalur, pas Coutinhos e do edhe Griezmannin

PUBLIKUAR

Barcelona është e gatshme të shpenzojë edhe më shumë para për një sulmues, pas arritjes së marrëveshjes me Liverpoolin për blerjen e Philippe Coutinhos për 160 milionë euro.

Sipas ekspertit të futbollit spanjoll që punon për Sky Sports në Britani të Madhe, Guillem Balague, Barcelona do të hidhet në sulm për Antoine Griezmannin e Atletico Madridit, por për transferimin e tij do t’i duhet të presë deri në verë, transmeton Express.

“Për këtë duhet pritur deri në verë. Klauzola e lirimit të tij për momentin kap shifrën 200 milionë euro. Më 1 korrik, ajo bie në 100 milionë dhe mendoj se Atletico Madridi e pranon se Griezmann më gjasë do të dëshirojë të largohet. Është e qartë se Barcelona ka tentuar ta rrëmbejë atë. Ka pasur bisedime dhe darkë me familjen e Griezmannit dhe drejtuesit e Barcelonës”, ka thënë Balague. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...