Hector Bellerin, mbrojtësi i Arsenalit, është i gatshëm të rikthehet në Barcelonë
Arsenali ka marrë një lajm të keq. Mbrojtësi i saj, Hector Bellerin është i gatshëm të rikthehet në Barcelonë, raporton Radio Catalunya.
Sipas kësaj radio, Bellerin ka zhvilluar një takim sekret në Londër me drejtorin sportiv të Barcelonës, Robert Fernandez.
Bellerin, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2023, ishte pjesë e Barcelonës mes viteve 2003-2011.
Ai kishte zgjuar edhe interesimin e Juventusit dhe Manchester Cityt, por si duket preferon rikthimin te Barcelona. /Express/



