Barcelona shpreh interesim për mesfushorin e Benficas, i cili shihet si zëvendësues i Busuqetsit

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se është e interesuar për mesfushorin, Enzo Fernandez.

Klubi katalunas është në kërkim të një zëvendësuesi për Sergio Busquetsin, i cili pritet që të largohet nga “Camp Nou” pas përfundimit të këtij sezonit, transmeton Gazeta Express.

Dhe, sipas mediave spanjolle, Barcelona e ka identifikuar Fernandezin si zëvendësuesin ideal të spanjollit.

Përfaqësuesit e klubit thuhet se e kanë vëzhguar mesfushorin e Benficas në ndeshjen e fundit kundër Paris Saint-Germainit, në Ligën e Kampionëve.

Te Barça thuhet se u pëlqen aftësia e argjentinasit për të luajtur me sistemin që aplikon Xavi.

Duhet theksuar se për 21-vjeçarin interesim ka shprehur edhe Liverpooli.

Enzo Fernandez ka kontratë të vlefshme me Benfican deri më 30 qershor 2027. /Gazeta Express/

Enzo Fernandez / Benfica

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...