Barcelona rikthen në skuadër sulmuesin spanjoll (Foto)

PUBLIKUAR

Luis Enrique është duke menduar që ta rikthejë në Camp Nou Gerard Deulofeu

Talenti i ri spanjoll, Gerard Deulofeu, po shkëlqen te Milani, i cili luajti rrol të rëndësishëm në fitoren prej 1:0 ndaj Bolognas, pavarësisht se Milani ishte me dy lojtarë më pak në fushë, shkruan Calciomercato, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, nëse Luis Enrique qëndron në Camp Nou edhe sezonin e ardhshëm, Deulofeu, i cili është shitur te Evertoni, do të rikthehet në Camp Nou, ku Barcelona ka të drejtë ta blejë atë për 8.5 milionë euro.

Deulofeu asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Barcelonë, por nuk dëshiron të përsëritet ngjarja e vitit 2014, kur u detyrua të largohet pavarësisht se e riktheu nga huazimi Enrique. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...