E ardhmja e Lionel Messit pritet të mësohet pas “El Clasicos”, e cila luhet me 3 dhjetorë në Camp Nou
Sipas të përditshmes sportive katalane, Sport, prioriteti kryesor i drejtuesve të Barcelonës është vazhdimi i kontratës me Lionel Messin, përcjell Express.
Sipas Sport, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe babai i argjentinasit, Jorge Messi do të takohen pas ‘El Clasicos’ mes Barcelonës dhe Real Madridit, e cila do të luhet me 3 dhjetorë.
Bartomeu dhe Joirge kanë biseduar në telefon, por gjithçka pritet të vendoset pas një takimi sy më sy. Barcelona thuhet se ka përgatitur ofertën jetësore për Messin, i cili ka kontratë me klubin deri në vitin 2018. /Express/



