Barcelona planifikon transferimin e qendërmbrojtësit të Bilbaos në janar

PUBLIKUAR

Barcelona raportohet se po planifikon të bëjë një lëvizje për Inigo Martinezin në afatin kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi ka kontratë me Athletic Bilbaon në verën e vitit të ardhshëm, teksa ai besohet se ka refuzuar mundësinë për të rinovuar, transmeton Gazeta Express.

Barcelona ishte e lidhur me transferimin e Martinezit edhe në afatin e verës, por afati kalimtar u mbyll dhe lojtari mbeti në “San Memes”.

Trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, thuhet se është një admirues i madh i 31-vjeçarit dhe sipas “Mundo Deportivo”, katalunasit do të tentojnë transferimin e tij në afatin e janarit.

Barcelona nënshkroi me dy qendërmbrojtës gjatë verës, me Jules Kounde dhe Andreas Christensen – por, lëndimet e fundit të tyre dhe Ronald Araujos, kanë bërë krerët e klubit që të synojnë transferimin edhe të një tjetër qendërmbrojtësi.

Gerard Pique ka përfituar nga mungesat për të shijuar kohën e lojës, por nuk përjashtohet mundësia që 35-vjeçari të largohet nga “Camp Nou”, duke lënë kështu hapësirë për transferimin e Martinezit.

Reprezentuesi spanjoll mendohet të ketë një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh në marrëveshjen e tij aktuale me Bilbaon, por Barcelona thuhet se synon ta transferojë me një çmim më të ulët, duke marrë parasysh se Inigo Martinez do të mund të largohet si lojtar i lirë në verën e vitit 2023. /Gazeta Express/

Inigo Martinez

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...