Barcelona përgatitet për ndryshime

PUBLIKUAR

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 17-të të La Ligës këtë sezon kanë bërë që Barcelona të jetë nëntë pikë para Atletico Madridit, 11 para Valencias dhe 14 para Real Madridit, por “Blaugrana” nuk do të pushojë gjersa është duke u përgatitur për disa ndryshime për vitin 2018.

Së pari, Ousmane Dembele dhe Rafinha do të jenë shumë shpejt të gatshëm të luajnë pas lëndimeve të gjata, por drejtuesit e klubit katalan po ashtu duan të sjellin një yll kreativ për ta ulur varësinë në Lionel Messin deh Andres Iniestan, transmeton Express.

Do të jetë gati e pamundur ta largosh Philippe Coutinhon nga Liverpooli gjatë janarit, por Barcelona është duke shikuar edhe opsione tjera.

Siç konfirmon Marca, Mesut Ozil, Nabil Fekir, Max Meyer, Leon Goretzka dhe Aleksandr Golovin, janë konsideruar si opsione për janar, ndërsa Arthur dhe Antoine Griezmann janë opsione për verë.

Ndërkohë, me Mascheranon gati të largohet drejt Kinës, Barça do të ketë nevojë ta përforcojë edhe mbrojtjen.

Opsion shumë i mundshëm është Yerri Mina.

Ndër ata që pritet të largohen janë Aleix Vidal, Arda Turan dhe Gerard Deloufeu. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...