Barcelona përgatit ofertë të lartë për mbrojtësin e Tottenhamit

PUBLIKUAR

Barcelona është duke planifikuar të bëjë një ofertë të lartë për mbrojtësin e Tottenhamit, Toby Alderweireld, gjatë verës, raporton e përditshmja britanike “Independent”.

Tottenham është i gatshëm ta shesë përfaqësuesin belg për t’i mbushur arkat në fund të këtij sezoni, pasi shpresat për të gjetur marrëveshje të re me të janë shuar, transmeton Express.

Për më tepër, klauzola në kontratën e Alderweireld thotë se ai mund të shitet për vetëm 28 milionë euro më 2019.

Përveç Barcelonës, edhe Manchester United është i interesuar për ish-qendërmbrojtësin e Atletico Madridit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...