Barcelona pas Morenos dhe Stuanit

PUBLIKUAR

Barcelona po vazhdon të përgatitet për sezonin 2019/20, pas mënyrës zhgënjyese në të cilën e përfundoi sezonin që lamë pas. Edhe pse kanë qarkulluar thashetheme se Ernesto Valverde është buzë shkarkimit, Rodrigo Moreno dhe Cristhian Stuani janë në fakt në agjendën e klubit.

Për dy sulmuesit flitet se janë synime të kampionit spanjoll, i cili është duke vazhduar kërkimet për një numër 9, transmeton Gazeta Express.

Afrimi i një sulmuesi ka qenë një problem për klubin katalonas në kohët e fundit, veçanërisht me prezencën e Luis Suarezit në skuadër.

Por, kur uruguaiani nuk është prezent, siç ndodhi në finale të Kupës së Mbretit, atëherë krijohet mungesë e madhe në cilësi kë të pozitë, të cilën Barcelona dëshpërimisht kërkon ta plotësojë.

Me Antoine Griezmann seç herë e më larg, Moreno dhe Stuani janë dy futbollistët me gjasat më të mëdha për t’u transferuar në Camp Nou këtë verë, sipas MARCA. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...