Barcelona ofron 50 milionë euro dhe një lojtar për Thiagon

PUBLIKUAR

Te Barcelona janë në kërkim të pasuesit të Andres Iniestas. Pjanic, Eriksen dhe së fundmi edhe Thiago – janë emrat e mundshëm.

Largimi i numrit 8 drejt Vissel Kobes në kampionatin japonez ka lënë një boshllëk të madh në mesfushën e Barçës, edhe pse e kanë trasnferuar Philippe Coutinhon.

Drejtuesit katalanë kanë vendosur në shënjestër disa lojtarë për të zëvendësuar Don Andres.

Nga boshnjaku i Juventusit Miralem Pjanic tek danezi i Tottenham Hotspur Cristian Eriksen për të vijuar me një emër që kujtohet me nostalgji në ambientin blaugrana, pikërisht Thiago Alcantara, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni.

Barcelona ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus kartonin e mbrojtësit francez Lucas Digne për të rikthyer në Camp Nou, mesfushorin braziliano-spanjoll. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...