Barcelona nis misionin për shkëmbimin e Depayt me sulmuesin e Liverpoolit

PUBLIKUAR

Barcelona ka shprehur interesim serioz për Roberto Firminon.

Madje, klubi katalunas raportohet se është duke punuar për ta sjellë brazilianin në “Camp Nou”, transmeton Gazeta Express.

Sipas “SPORT”, Barcelona është duke punuar për të arritur një marrëveshje shkëmbimi mes Depayt dhe Firminos.

Mediumi spanjoll bëri të ditur se Barça po punon për ta realizuar këtë lëvizje që në afatin kalimtar të janarit.

Kontratat e të dy futbollistëve në fjalë me klubet e tyre respektive skadojnë më 30 qershor 2023.

Depay ishte i lidhur me një largim nga Barcelona edhe në verën e këtij viti, por në fund mbeti në “Camp Nou” – ashtu siç ndodhi edhe me Firminon e Liverpoolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...