Barcelona nis bisedimet me Piquen për kontratë të re, spanjolli i gatshëm për të pranuar ulje drastike të pagës

PUBLIKUAR

Në një përpjekje për të reduktuar faturën e fryrë të pagave, Barcelona ka hapur negociata të reja për rinovimin e kontratës me Gerard Piquen,

Barcelona thuhet se po planifikon për t’i ofruar spanjollit një kontratë të re, por me një ulje drastike të pagës së tij – transmeton Gazeta Express.

Kështu ka raportuar gazetari nga “COPE”, Victor Navarro. Sipas tij, Pique do të nënshkruajë kontratën e re pasi ai dëshiron t’i ndihmojë klubit në çdo mënyrë të mundshme.

Kujtojmë se Barcelonës i janë paraqitur disa vështirësi në regjistrimin e përforcimeve të verës, gjë që i ka detyruar zyrtarët e klubit të kërkojnë nga 35-vjeçari të pranojë edhe një ulje të pagës.

Kontrata aktuale e Gerard Piques me Barcelonën skadon më 30 qershor 2024. Pra, kohëzgjatja e kontratës pritet të jetë e njëjtë, por me ulje drastike të pagës.

Mbrojtësi spanjoll pati një takim me zyrtarët e Barcelonës, përfshirë presidentin Joan Laporta javën e kaluar, ku thuhet se mund të jetë diskutuar reduktimi i mundshëm i pagave. Ajo që tani mbetet për t’u parë është nëse gjesti i mbrojtësit veteran është i mjaftueshëm për të ndihmuar klubin të arrijë “Fair Play”-in Financiar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...