Barcelona nis bisedimet me Chelsean për Azpilicuetan dhe Marcos Alonson

PUBLIKUAR

Pronari i ri i Chelseat, Todd Boehly mbërriti në Barcelonë nga Londra të enjten për t’u takuar me drejtorët e klubit spanjoll dhe për të diskutuar largimet e Azpilicueta dhe Marcos Alonso, dy nga objektivat e Barcelonës në afatin kalimtar.

Takimi vjen përpara se skuadra angleze të niset në një turne në Azi këtë të shtunë, pasi të gjitha palët duan një zgjidhje të situatës përpara se të largohen.

Negociatat janë vonuar ndjeshëm nga ndryshimi i pronësisë në Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Largimi i Roman Abramovich dhe shumë prej drejtuesve të tij ka lënë diçka si një vakum pushteti që ka çuar në një ngërç në operacionet që Barcelona tashmë kishte nisur.

Gjigantët katalanas kanë pasur një marrëveshje me të dy lojtarët prej disa kohësh. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...