Barcelona “ngec” në Camp Nou, barazon me Galatasarayn

PUBLIKUAR

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim 0:0 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Evropa Ligë ndaj Galatasarayt.

Ndeshja e zhvilluar në “Camp Nou” u mbyll me rezultatin e njëjtë që filloi, 0:0, shkruan Gazeta Express.

Katalonasit patën dhjetëra raste shënimi, por nuk arritën ta gjenin rrugën e golit.

Gati e gjithë ndeshja u zhvillua në pjesëfushën e skuadrës turke, por goli nuk u arrit.

Kështu, Barcelona udhëton javën tjetër në Turqi pa ndonjë epërsi, kurse Galatasaray tani e ka epërsinë e terrenit vendas dhe do të synojë ta eliminojë Barcelonën. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...