Barcelona nënshtron Sevillan, fiton Superkupën (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona ka fituar Superkupën e Spanjës duke mposhtur Sevillën në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Ndeshja filloi mirë për Barcelonën, pasi Ardan Turan shënoi që në minutën e 9-të një gol të bukur pas asistimit të Leo Messi.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pasi që Sevilla humbi një penallti me kapitenin Iborra.

Në pjesën e dytë Barcelona shënoi edhe dy herë.

Ishte fillimisht mesfushori turk, Arda Turan, që ka shënuar vetëm dy minuta pasi ka filluar pjesa e dytë, teksa golin e dyti e shënoi ylli argjentinas, Lionel Messi.

Ky ishte goli i dytë personal i turkut, ndërsa Messi pas asistimit në golin e parë, u bë edhe vet shënues.

Barca e kishte fituar ndeshjen e parë 2-0 dhe me rezultat të përgjithshëm fiton 5-0. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...