Barcelona në kërkim të dy përforcimeve

PUBLIKUAR

Barcelona do të kërkojë të përforcohet gjatë afatit kalimtar dimëror, ndërsa përforcimet kryesore pritet të jenë Nolito dhe Andriy Yarmolenko.

Sulmuesi i Celta Vigos do të jetë prioritet për ta zëvendësuar Pedro Rodriguez që u largua në drejtim të Chelseat.

“Është e vërtetë se ne jemi duke vlerësuar disa lojtarë. Nolito është një lojtar që e do trajneri dhe unë e di shumë mirë, por kjo nuk është një situatë e lehtë”, ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës, Robert Fernandez për Esport3.

“Ai është një mundësi dhe ne do të shohim nëse do të mund nënshkruajë me të apo jo. Andriy Yarmolenko është një lojtar i mirë, por ne nuk kemi negociuar për të”, ka shtuar ai.

Barcelona ka arritur të nënshkruaj me Arda Turanin dhe Alex Vidalin, por asnjëri nuk ka të drejtë të luajë deri në janar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...