Barcelona në hap të kampionit, mposht Celtan me një lojtar më pak

PUBLIKUAR

Barcelona e ka mposhtur Celta Vigon me rezultat 0-3 si mysafirë. Një gol i Ansu Fatit dhe një autogol bën që Barcelona t’i arkëtojë tri pikët e radhës edhe pse për më shumë se 50 minuta luajti me një lojtarë më pak

Barcelona ka marrë fitoren e dytë sonte në La Liga kundër Celta Vigos.

Qysh në pjesën e parë Barcelona e kishte iniciativën dhe arriti të shënonte gol në minutën e 11-të, që ishte një gol i bukur i Ansu Fati pas asistimit të Coutinhos.

Gjërat u paramenduan se do të vështirësoheshin për Barcelonën pasi që Lenglet u përjashtua me karton të kuq në minutën e 42-të.

Në pjesën e dytë, kur pritej që të kthehej Celta, Barcelona vazhdoi me sulme dhe në minutën e 51-të autogol shënon Lucas Olaza.

Krejt në fund Sergi Roberto do të shënonte një gol në minutat shtesë të takimit.

Deri në fund të ndeshjes skuadrat nuk arrinë të bëjnë shumë, kjo edhe për shkak të motit te keq që mbizotëronte në qytetin e Vigos.

Me këtë fitore Barcelona arrin në kuotën e gjashtë pikëve pas katër xhirove në La Liga. Kujtojmë se dy xhiro Barcelona nuk ka luajtur. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...