“Barcelona mund ta eliminoj PSG-në”

PUBLIKUAR

Xabi Alonso, ylli i Bayern Munichut, beson se Barcelona mund të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, edhe pse ndeshje e parë e ka humbur nga Paris Saint Germain, me rezultat 4:0.

Barcelona dhe Paris Saint Germain do të përballen sonte në Camp Nou, nga ora 20:45, në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve

Barcelona ndeshje e parë e ka humbur me rezultat të thellë 4:0, dhe nëse synon kualifikimin në çerekfinale duhet ta mposhtë gjigantin nga Franca me rezultat 5:0.

Për yllin e Bayern Munihut, Xabi Alonson rikthimi i rezultatit nga ekipi i Luis Enrique nuk është mision i pamundur.

“Unë nuk do të përjashtoj Barcelonën. Është shumë e vështirë, por unë nuk e përjashtoj kualifikimin në çerekfinale.”, ka deklaruar Alonso pas fitores ndaj Arsenalit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...