Barcelona mposht Tottenhamin në penallti

PUBLIKUAR

Barcelona ka siguruar fitoren ndaj Tottenhamit përmes penalltive në miqësoren që u zhvillua të dielën në kuadër të International Champions Cup. Klubi anglez arriti ta barazoj rezultatin në 2-2 mirëpo në penallti pësoi humbje nga klubi katalonas 5-3.

Penalltia vendimtare është humbur nga Anthony Georgiu, ndërsa gjigantët e La Liga-s i shënuan të pestat, me blerjen e re, Malcom, i cili shënoi penalltinë e fitores në Pasadena të Amerikës.

Në minutën e 28-të erdhi goli i ndeshjes nga blerja e re e Barcelonës, Arthur Melo. Braziliani me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi një gol të mrekullueshëm në debutimin e tij.

Barcelona në ndeshjen e radhës do të përballet me Romën më 1 gusht, ndërsa skuadra e Pochettinos në po të njëjtën datë do të luajë kundër Milanit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...