Barcelona me disa mungesa të mëdha ndaj PSV-së

PUBLIKUAR

Barcelona do të udhëtojë drejt Holandës për t’u ndeshur me PSV-në, në përpjekje për ta siguruar vendin e parë në grup në Ligën e Kampionëve, por nuk do të mundë të llogarisë në disa lojtarë kyçë.

PSV e pret Barçën, e cila e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të garës, të mërkurën në Eindhoven, transmeton Gazeta Express.

Me fitore të mundshme, Barça e siguron vendin e parë pasi tashmë e ka të garantuar kualifikimin nga faza grupore.

Philippe Coutinho dhe Ivan Rakitic janë kthyer në skuadër, ndërsa Luis Suarez, Arthu dhe Cillessen dhe Rafinha nuk janë në listën e Ernesto Valverdes.

Lojtarët e ftuar nga Valverde: Ter Stegen, Iñaki Peña, Ezkieta, Jordi Alba, Umtiti, Piqué, Lenglet, Semedo, Busquets, Rakitic, Coutinho, Denis, Arturo Vidal, Dembélé, Malcom, Messi, Munir, Aleñá, Miranda, Riqui Puig and Chumi. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...