Barcelona mbron Messin pas dënimit nga FIFA

PUBLIKUAR

Barcelona ka mbështetur Lionel Messin pas dënimit që ka marrë nga FIFA-së prej katër ndeshjeve mos lojë me përfaqësuesen e Argjentinës

FIFA e ka dënuar yllin e Argjentinës, Leo Messi me katër ndeshje mos lojë për sjellje arrogante ndaj gjyqtarit në ndeshjen ndaj Kilit. Por, me këtë dënim nuk është pajtuar Barcelona. Ata mendojnë se argjentinasi nuk e ka merituar një dënim kaq të madh.

“FC Barcelona shpreh habinë e saj dhe zemërim me vendimin e Zyrës së Komisionit Disiplinor të FIFA-s për të dënuar Leo Messin pas ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Kilit,” thuhet në njoftimin e Barcelonës

“Klubi e konsideron dënimin të padrejtë dhe tërësisht disproporcionale. Në në fund, Barcelona dëshiron të përsërisë mbështetjen e saj për Leo Messi, i cili është lojtar shembullor, për sjelljen brenda dhe jashtë fushës.”, përfundon njoftimi i klubit katalunas.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...