Barcelona kërkon mbrojtës në Serie A

PUBLIKUAR

Barcelona ia ka vënë syrin qendërmbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës janë në kërkim të një qendërmbrojtësi për sezonin e ri.

E përditshmja sportive katalonase, Mundo Deportivo, ka zbuluar se objektiv i Barcelonës është qendërmbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly.

Mundo Deportivo shkruan se skautët e Barcelonës e kanë vëzhguar senegalezin në ndeshjen e fundjavës mes Romës dhe Napolit.

Por, Barcelona nuk do ta ketë të lehtë ta transferojë Koulibalyn, pasi Napoli për të kërkon rreth 60 milionë euro. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...