“Barcelona ke besim në Enriquen”

PUBLIKUAR

Andres Iniesta, kapiteni i Barcelonës, ka konfirmuar se lojtarët kanë besim në Luis Enriquen

Tifozët e Barcelonës e kanë vërshëllyer trajneri i e Barcelonës, Luis Enriquen në ndeshjen ndaj Leganes, për humbjen e turpshme të pësuar nga PSG në Ligën e Kampionëve.

Por, kapiteni i Barcelonës, Andres Iniesta ka konfirmuar se lojtarët kanë besim në strategun spanjoll, derisa ka premtuar se ekipi do ta jap më të mirën në ndeshjet e ardhshme.

“Ne nuk kemi humbur besimin në veten tonë ose në menaxherin”, ka thënë Iniesta, pas fitores së vështirë ndaj Leganes 2:1.

“Ne nuk mund të vazhdojmë duke shikuar prapa. Ne duhet të shikojmë përpara dhe për të luftuar për çdo gjë. Unë nuk kam asnjë dyshim në këtë ekip”, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...