Barcelona ka në dispozicion 150 milionë euro për transfere

PUBLIKUAR

Barcelona vazhdon të jetë njëra prej skuadrave më aktive në tregun e transferëve

Për këtë duket se katalunasit e kanë të konsoliduar edhe buxhetin e tyre pasi që në çdo afat ata investojnë duke bërë blerje të mëdha.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona ka 150 milionë euro për të investuar vetëm gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe këtë mund ta bëj duke sjell një emër të madh në skuadër.

Kampionët e La Ligës thuhet se janë duke kërkuar që në skuadrën e tyre të shtojnë pesë lojtarë-një portier, një mbrojtës, dy mesfushorë dhe një sulmues.

Për të gjitha këto janë përfolur emra të ndryshëm por mbetet të shihet se për kënd do të vendosin katalunasit gjatë këtij dimri. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...