Barcelona ia ka vendosur çmimin mesfushorit të saj, Rafinhas, me Real Betisin që mbetet skuadër favorite për ta transferuar atë para se afati kalimtar i verës të mbyllet në Spanjë, raporton Sport.
Barça është e gatshme ta largojë Rafinhan, por çmimi prej 25 milionë euro sa ajo kërkon për shërbimet e tij, është pengesë për Betisin, transmeton Gazeta Express.
Edhe Benfica ka shprehur interesim për të, dhe thuhet se është e gatshme ta paguajë çmimin e kërkuar nga katalonasit.
Megjithatë, e tëra varet nga fakti nëse klubi portugez do të kualifikohet në fazën grupore të Ligës së Kampionëve. /Express/


