Barcelona i bën favor Realit në ndeshjen e fundit për vitin 2021, barazon me Sevillën

PUBLIKUAR

Sevilla dhe Barcelona i kanë ndarë pikët në ndeshjen e fundit për vitin 2021.

Sevilla dhe Barcelona kanë barazuar 1-1 në “Sanchez-Pizjuan” në ndeshjen e fundit në La Liga për vitin 2021, raporton Gazeta Express.

Ky barazim më shumë i shkon përshtati Real Madridit që qëndron 5 pikë prapa Sevillës.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Papu Gomez shënoi i pari për 1-0 në minutën e 32-të, derisa Araujo barazoi gjithçka në minutën e 45-të në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 64’, Kounde u përjashtua me të kuq pasi e goditi me top Jordi Alban, por Barça nuk e shfrytëzoi këtë deri në fund të ndeshje, për t’i ndarë në fund pikët.

Për të dy skuadrat ishte ndeshja e fundit për vitin 2021. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...