Nga 100 milionë në 140 milionë – kaq mund të rritet çmimi i Antoine Griezmannit pas Kupës së Botës (nga korriku).
Sulmuesi i talentuar francez, Antoine Griezmann, është objektivi numër një i Barcelonës për fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Klauzola e lojtarit është 100 milionë euro, por gjithashtu në klauzolë është e përcaktuar edhe rritja e çmimit, e që sipas “Sport”, mund të shkojë deri në 140 milionë euro nga korriku dhe për këtë Barcelona është e shqetësuar, që dëshiron ta rrëmbejë lojtarin para Kupës së Botës.
Për Griezmannin janë duke u interesuar edhe Paris Saint-Germaini dhe Manchester Unitedi. /Gazeta Express/


