Barcelona eliminon Sociedadin, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

PUBLIKUAR

Barcelona ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Katalonasit triumfuan minimalisht 1:0 ndaj Real Sociedadit në ndeshjen e cila u zhvillua në “Camp Nou”, shkruan Gazeta Express.

Përkundër dominimit total, Barcelona nuk arriti të krijonte epërsinë në pjesën e parë.

Megjithatë, momenti kyç erdhi në 45 minutat e parë të ndeshjes.

Mendez pas një ndërhyrjeje të ashpër, u ndëshkua direkt me karton të kuq në minutën e 40-të.

Në të 52-tën, Dembele kaloi vendasit në epërsi, rezultat me të cilin edhe do të mbyllej ndeshja.

Kësisoj, Barcelona kualifikohet në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit dhe do të synojë ta fitojë këtë trofe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...