Barcelona, e zemëruar dhe e zhgënjyer me Dembelen

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Tuna pas rasteve të fundit në Kosovë: Gjysma dhunues e vrasës, gjysma thashethemexhi

Këngëtarja e njohur, Altuna Sejdiu-Tuna, ka bërë një reagim në mediat sociale. Përmes një storie...

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale...

Të premten në mbrëmje, Ousmane Dembele e përfundoi ndeshjen kundër Athletic Club në “San Mames” me probleme muskulore, të cilat ishin të dukshme edhe përmes pamjeve televizive në momentin kur ai po largohej nga fusha.

Francezi arriti ta kompletojë atë ndeshje, mirëpo situata e tij nuk u përmirësua. Stafi mjekësor i klubit ia bëri disa teste mjekësore të shtunën në mëngjes për ta kuptuar nivelin e lëndimit, transmeton Gazeta Express.

Stafi mjekësor i klubit mbeti i tronditur kur sulmuesi anësor nuk erdhi në terminin e caktuar.

Ata tentuan ta kontaktojnë francezin, por edhe stafi mjekësor e edhe stafi i trajnerëve mbetën të zemëruar me Dembelen, i cili shkoi për t’i bërë këto teste mjekësore vetëm të hënën.

Rezultatet treguan se ai e kishte një shkoqje në tejzat e gjurit, që mund ta lërë atë jashtë fushës së gjelbër për deri në pesë javë dhe klubi, nga stafi mjekësor te drejtuesit e madje edhe bashkëlojtarët e tij, janë të zemëruar me mungesën e një reagimi nga futbollisti.

Sezonin e kaluar ai kishte pasur probleme duke fjetur deri vonë në mëngjes dhe duke u vonuar kështu për stërvitje. Pas këtyre incidenteve, Dembele e kishte ndryshuar sjelljen e tij dhe kjo ishte pritur mirë nga katalonasit.

Por, tani, dyshimet janë shfaqur sërish për mendësinë e futbollistit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...