Barcelona e vë në shitje njërin prej sulmuesve të saj

PUBLIKUAR

Barcelona po planifikon të bëjë ndryshime në afatin kalimtar të verës.

 

E njëri prej atyre që mund të jetë pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe Memphis Depay.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Sulmuesi holandez i ishte bashkuar gjigantit katalunas si lojtar i lirë vitin e kaluar dhe është golashënuesi më i mirë i ekipit.

Mirëpo, atij do t’i lejohet largimi për të fituar para për përforcime gjatë verës.

Krahas Memphis, nga “Camp Nou” pritet të largohen edhe sulmuesit Adama Traore, Luuk de Jong e Martin Braithwaite.

Ndërkohë, tek “Blaugrana” mund të përfundojë sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, për t’iu bashkuar sulmuesve aktualë, Pierre-Emerick Aubameyang, Ferran Torres dhe Ansu Fati. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...