Barcelona “e shkatërroi” Inter Miamin, shënoi edhe Raphinha

PUBLIKUAR

Barcelona e ka “shkatërruar” Inter Miamin, të cilin e mposhti me rezultat të thellë, 6:0, në miqësoren e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Blaugrana” i realizuan nga tre gola në secilën pjesë për ta mundur bindshëm ekipin amerikan, pronar i së cilit është legjenda angleze, David Beckham.

 

Serinë e golave për gjigantin katalunas e hapi Aubameyang, ndërsa shënoi edhe përforcimi i ri, Raphinha, që e gjeti golin e parë në fanellën e Barçës, shkruan “Gazeta Express”

Në listën e realizatorëve u shtua edhe Ansu Fati, i cili po e rimerr veten pas lëndimit që e kishte lënë jashtë fushës së blertë për një kohë të gjatë.

E në pjesën e dytë gola shënuan edhe Gavi, Depay e Dembele.

Barça po e kryen fazën përgatitore në SHBA, e në ndërkohë do t’i zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore.

Ekipit shumë shpejt do t’i bashkohet edhe trajneri Xavi Hernandez, i cili mungoi në këtë miqësore shkaku i problemeve me vizë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...