Barcelona e pranon se është në ndjekje të tripletës

PUBLIKUAR

Lionel Messit iu deshën vetëm 17 minuta për ta shënuar golin vendimtar, pasi ishte futur në lojë nga banka e rezervistëve, për Barcelonën kundër Levantes për ta fituar titullin në La Liga të shtunën. Tani, Barça synon dy titujt tjetër për ta kompletuar tripletën.Numri 10 dhe kapiteni i çoi lart trofeun, i cili ishte i teti në 11 vjet e fundit. Tani, vëmendja e Barcelonës kthehet kah Liverpooli, transmeton Gazeta Express.

“Njerëzit e kërkojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit për tripletë, por La Liga është gara e cila na përshtatet më së miri”, tha presidenti i Barçës, Josep Maria Bartoemu.

“Ama ne do të tentojmë ta fitojmë tripletën”, shtoi ai.

Më pas nisi festa, e cila ishte disi e holluar për shkak të përkushtimit të klubit në Ligën e Kampionëve këtë javë.

Është e qartë se synimi është tripletë, por rëndësia dhe vështirësia për ta fituar titullin e ligës nuk harrohet.

“Duhet t’i japim shumë vlerë këtij [titullit në ligë]”, tha Luis Suarez.

Mikrofonin pastaj e mori Sergio Busquets, duke kujtuar se titujt duhet të festohen pavarësisht se shpesh vijnë në Camp Nou.

“Nuk do të thotë se është e lehtë vetëm pse i kemi fituar shumë tituj”, tha ai.

Tani që titulli në Ligë është fituar, Barcelona e ka mendjen në tripletë, por së pari duhet ta tejkaloi Liverpoolin.

Barça është në finale të Kupës së Mbretit, dhe përballë do ta ketë Valencian. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...