Barcelona e madhe, barazon me 10 lojtarë me Realin

PUBLIKUAR

Ka përfunduar plot spektakël El Clasico në Camp Nou sonte

Pavarësisht se me 10 lojtarë, Barcelona u soll si një kampion i vërtetë në La Liga dhe arriti që të kalojë në epërsi në të dy rastet kundër Real Madridit.

Pjesa e parë nisi furishëm për Barcelonën, të cilët kaluan në epërsi në minutën e 10’të të takimit. Ishte Luis Suarez që kaloi Blaugranët në epërsi.

Por, nuk vazhdojë shumë dhe Los Blancos barazojnë rezultatin në minutën e 14 me anë të Cristiano Ronaldos, i cili në pjesën e dytë nuk luajti fare shkaku i një lëndimi.

Barcelona nga fundi i pjesës së parë luan me një lojtarë më pak pasi që Sregi Roberto ndëshkohet me të kuq.

Pjesa e dytë nis më mirë me Realin që sulmojnë më shumë Barcelonën por pas minutës së 50’të, Barcelona merr avantazhin dhe shënojnë edhe njëherë në minutën e  53’të ku shënon Messi.

Këtë rezultat Barcelona e ruan deri në minutën e 72’të ku shënon Gareth Bale një gol të bukur, që ishte gol i barazimit.

Me këtë barazim Barcelona ruan serinë pa humbje në La Liga që nga fillimi i sezonit duke arritur në 87 pikë, kurse Reali është në pozitën e 3’të, me 3 pikë më shumë se Atletico Madrid, e të cilën pozitë deri në fund të kampionatit mund ta merr./GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...