Barcelona e interesuar për të rikthyer Xavi Simons

PUBLIKUAR

Barcelona është e vendosur të përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm, pavarësisht situatës së tyre të pasigurt financiare.

Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalunas po shqyrton mundësitë për të bërë një lëvizje për Xavi Simons, transmeton Gazeta Express.

Holandezi ishte larguar nga Barcelona në vitin 2019 për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit, teksa ai është pjesë e PSV Eindhovenit nga vera e vitit të kaluar.

Barça shpreson që prania e Jordi Cruyff, i cili është drejtor sportiv në klub, mund të bindë Simonsin të bëjë kalimin në “Camp Nou”, megjithëse gjithça varet nga financat, si dhe raportimeve se edhe PSG-ja është e interesuar të ribashkohet me ish-lojtarin e tyre.

Simons ka shkëlqyer që kur u bashkua me PSV-në dhe një rikthim në Barcelonë mund të jetë hapi tjetër i madh në karrierën e tij.

19-vjeçari me klubin holandez ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...