Barcelona e gjen zëvendësuesin e Iniestas

PUBLIKUAR

Mediat italiane raportojnë se Barcelona tashmë e ka gjetur zëvendësuesin e Andres Iniestas.

Raportohet se Barça e dëshiron Luis Alberton e Lazios si zëvendësues të Andres Iniestas këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Sipas Gazzetta dello Sport, klubi katalan është duke e konsideruar Alberton si zëvendësues të mesfushorit spanjoll, dhe kishte dërguar vëzhgues për ta monitoruar atë në derbin kundër Romës të dielën mbrëma.

Klubi katalan e kishte huazuar atë nga Sevilla në sezonin 2012-13, por mesfushori atakues nuk u ble përfundimisht pasi kishte shënuar vetëm 11 gola në 38 ndeshje për ekipin B.

Lazio do të kërkonte të paktën 30 milionë euro për Luis Alberton, i cili i ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 16 asiste në të gjitha garat këtë sezon. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...