Barcelona “e ëndërron” Kloppin

PUBLIKUAR

Gjiganti katalunas e sheh gjermanin si trajnerin ideal për ta drejtuar ekipin nga sezoni i ardhshëm. Klopp pritet të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni

Barcelona ëndërron që Jurgen Klopp të bëhet trajner i saj në të ardhmen.

Për këtë siguron mediumi spanjoll “Sport”.

Trajneri gjerman është i lidhur me Liverpoolin me një kontratë valide deri në vitin 2024, përcjell “Gazeta Express”.

Ai pritet t’i ndajë rrugët me “Reds” në fund të këtij sezoni, pa marrë parasysh se si përfundon ai.

Kohëve të fundit, Klopp lidhej me një mundësi që të bëhet selektor i Kombëtares Gjermane.

Por, kjo mund të ndodh në të ardhmen e largët pasi “Die Manschafft” tashmë janë bërë me trajner të ri.

Klopp njihet për sukseset e tij me Borussia Dortmundin, e mbi të gjitha me Liverpoolin, me të cilin e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Premierligën.

Barça pritet ta shkarkojë trajnerin Ronald Koeman dhe në listën e dëshirave të “Blaugrana” prin Jurgen Klopp. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...