Barcelona e dëshiron largimin edhe të katër futbollistëve të njohur, klubi synon uljen e listës së pagave

PUBLIKUAR

Gjithsej 17 lojtarë u larguan nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës, duke përfshirë edhe ata që u huazuan te klubet tjera.

Megjithatë, klubi katalunas dëshiron që edhe disa futbollistë të tjerë të largohen në afatin kalimtar të dimrit, që hapet në janar – transmeton Gazeta Express.

Sipas “SPORT”, Barcelona është e vendosur të ulë edhe më shumë faturën e pagave.

Gazeta spanjolle ka përmendur Frenkie de Jong, i cili edhe pse nuk e ka vendin e titullarit të garantuar, ka pagë të lartë. Kësisoj, ai shihet si një nga futbollistët e parë që Barcelona synon ta largojë. Klubi e donte largimin e tij edhe në afatin e verës, por nuk ndodhi.

Jordi Alba e Gerard Pique janë futbollistët tjerë në listë, në të cilët duket se Xavi nuk llogaritë më.

Në listën e futbollistëve që Barcelona synon t’i largojë është edhe Memphis Depay, i cili gjithashtu ishte i lidhur me një largim në afatin kalimtar të verës.

Kujtojmë se së fundmi, presidenti i La Ligas, Javier Tebas, tha se Barcelona nuk do të jetë në gjendje të mbështetet në levat ekonomike verën e ardhshme dhe se do të duhet të ulë në mënyrë drastike faturën e pagave. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...