Barcelona bën sakrifica, mendon ta shesë De Jongun për të blerë sulmues

PUBLIKUAR

Barcelona po planifikon t’i shesë yjet e saj në mënyrë që t’i rrit fondet pas krizës financiare që e ka kapluar

Barcelona është e detyruar të bëjë sakrifica.

Gjigantit katalunas i duhet t’i shesë yjet e saj në mënyrë që t’i balancojë financat.

Klubin “Blaugrana” e ka kapluar kriza financiare shkaku i pandemisë COVID-19.

E lojtari i radhës që mund të shitet është mesfushori Frenkie de Jong.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

24 vjeçari ishte lojtar i rëndësishëm i trajnerit Ronald Koeman.

Ai mund t’i përshtatet edhe stilit të lojës së trajnerit të ri, Xavi Hernandez.

Mirëpo, Barcelona duhet të shesë lojtarë të reparteve të tjera për ta përforcuar sulmin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...