Barcelona befason tifozët për trajnerin e ri (Foto)

PUBLIKUAR

Drejtuesit e Barcelonës do të nisin kërkimin e trajnerit të ri me 29 Maj

Besoni ose jo, Barcelona ende nuk ka vendosur se kush do ta drejtoj skuadrën në sezonin e ri, pasi Luis Enrique do të largohet në fund të këtij muaji.

Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës nuk kanë dashur të emërojnë trajnerin e ri në shenjë respekti për Luis Enriquen.

E përditshmja sportive katallane, Mundo Deportivo, ka zbuluar se drejtuesit e Barcelonës me 29 maj do të mblidhen dhe do të shpalosin emrat e trajnerëve që kanë në listë.

Barcelona me 27 maj do ta luajë ndeshjen e fundit të sezonit ndaj Alavesit në finalen e Copa del Rey, dhe që nga 28 maji ekipi do të jetë në pushim.

Kështu, me 29 maj do të nis misioni i kërkimi i trajnerit të ri, përcjell Gazeta Express.

Kandidatë për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë: Ernesto Valverdes, Roland Koeman, Juan Carlos Unzué, Eusebio Sacristán dhe Roberto Martinez. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...