Barcelona befason me përforcimin nga Bundesliga (Foto)

PUBLIKUAR

Talenti i Schalkes, Leon Goretzka mund të transferohet në Barcelonë

Sipas të përditshmes sportive katallane, Mundo Deportivo, skuadra e Schalkes i ka ofruar Barcelonës yllin e ri të skuadrës,  Leon Goretzka.

Këtë veprim klubi nga Bundesliga e ka bërë pasi nuk dëshiron që Goretzka të transferohet te rivali i saj, Bayern Munich, përcjell Express.

Goretzka ka kontratë me Schalken deri në fund të këtij sezoni. Klubi gjerman është i gatshëm t’ia shes 22 vjeçarin Barcelonës për 30 milionë euro.

Edhe Barcelona e ka vëzhguar në disa ndeshje Goretzkan, dhe nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj vere ta transferoj në Camp Nou. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...