Barcelona arrin marrëveshje për mbrojtësin e Sevillës

PUBLIKUAR

Barcelona ka arritur marrëveshje me Sevillën për transferimin e mbrojtësit francez, Clement Lenglet, në verë, raporton Mundo Deportivo.

Gazeta spanjolle e ka publikuar këtë lajm në edicionin e së mërkurës me titullin: “Marrëveshje me Lenglet”, midis spekulimeve në rritje se marrëveshja mes palëve tashmë është arritur, transmeton Gazeta Express.

Lenglet raportohet të ketë qenë në bisedime informale me Barçën në javët e fundit, por tani duket se negociatat kanë shënuar përparim të shpejtë.

Raportohet se gjiganti katalonas do t’i paguajë 35 milionë euro për francezin, i cili pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare.

Thuhet se ai do të ketë një klauzolë lirimi në vlerë 400 deri në 500 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...