Barcelona arrin marrëveshje në parim me Sevillan për Kounden, zbulohen detajet

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Sevilla tashmë kanë arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Jules Kounde.

Drejtuesit e klubit katalunas nuk donin që operacioni të zgjaste më shumë dhe i kanë paraqitur një ofertë të parefuzueshme Sevillas.

Sipas mediumit spanjoll “SPORT”, Barcelona do të paguajë 50 milionë euro për shërbimet e Koundes, si dhe 10 milionë tjera në formë të bonuseve.

Francezi ishte objektivi kryesor për përforcimin e mbrojtjes dhe Xavi tashmë mund të jetë i lumtur me ardhjen e tij.

Trajneri spanjoll ka qenë kyç në nënshkrimin e lojtarit. Ishte ai që i kërkoi 23-vjeçarit të kishte durim dhe të priste derisa Barça të mund t’i bënte një ofertë të pakundërshtueshme Sevillas, në kohën kur Chelsea ishte afër transferimit të tij.

Xavi i ka garantuar Koundes se do të jetë një lojtar kyç në ekipin e tij. Fjalimi i Xavit e bindi lojtarin, i cili hodhi poshtë pastaj mundësinë për të kaluar te “Blutë” e Londrës.

Jules Kounde me Barcelonën ka rënë dakord për të nënshkruar kontratë 4-vjeçare. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet që të bëhet në javën e ardhshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...