Barcelona arrin marrëveshje me mbrojtësin e Eintracht Frankfurtit

PUBLIKUAR

Barcelona dhe Evan Ndicka raportohet se kanë rënë dakord për një marrëveshje që lojtari të transferohet në “Camp Nou” pas përfundimit të sezonit.

Kështu ka raportuar këtë të hënë gazetari nga “Sport1”, Christopher Michel, transmeton Gazeta Express.

Sipas gazetarit gjerman, Barcelona tani duhet të vendosë në fillim të marsit nëse dëshiron të vazhdojë me kompletimin e transferimit të tij.

Në anën tjetër, Ndicka thuhet se është në pritje të vendimit të katalunasve.

Kontrata e 23-vjeçarit me Eintracht Frankfurtin skadon në verë dhe kështu ai mund të kalojë në “Camp Nou” si lojtar i lirë.

Qendërmbrojtësi iu bashkua klubit gjerman në vitin 2018 nga Auxerre për 5.50 milionë euro.

Evan Ndicka deri më tani ka regjistruar në total 168 paraqitje për skuadrën nga Frankfurti, ka shënuar dhjetë gola dhe ka kontribuar me 11 asistime. /Gazeta Express/

Evan Ndicka / Eintracht Frankfurt

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...