Barcelona arrin marrëveshje me mbrojtësin 19-vjeçar të Toulouses

PUBLIKUAR

Barcelona ka mposhtur konkurrencën me Interin dhe Juventusin, duke bindur të transferohet në “Camp Nou”, mbrojtësin e Toulouse, Jean Clair Todibo.

Talenti 19-vjeçar francez ka spikatur me paraqitjet e tij këtë sezon dhe menjëherë zgjoi interesin e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Por siç raportojnë mediat spanjolle, kanë qenë drejtuesit e Barcelonës ata që kanë bindur futbollistin, duke i ofruar një kontratë 4-vjeçare.

Mësohet se në marrëveshje është parashikuar që futbollisti të mbetet te Toulouse deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar skuadrës së Valverdes vetëm në muajin qershor. /Tch/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...