Barcelona arrin marrëveshje me Lewandowskin, këto janë detajet

PUBLIKUAR

Negociatat mes Barcelonës dhe sulmuesit polak, Robert Lewandowski po ecin mjaft mirë dhe raportohet se një marrëveshje mes tyre veçse është arritur.

Siç raporton mediumi spanjoll, AS, marrëveshja me lojtarin është absolute, me kontratë për tre sezone në vlerë prej nëntë milionë euro në vit, transmeton Gazeta Express.

Dje, agjenti i Lewandowskit, Pini Zahavi ishte në zyret e Barcelonës dhe duket se është finalizuar marrëveshja.

Por, tani vjen pjesa më e ndërlikuar e këtij operacioni. hapja e negociatave me Bayernin, një klub që konsiderohet “shumë i komplikuar” në këtë drejtim.

Siç mëson kjo gazetë, Barcelona në asnjë rast nuk është e gatshme të kalojë shifrën prej 60 milionë euro gjithsej, sidomos duke pasur parasysh moshën e lojtarit (në gusht mbush 34 vjeç) dhe se kontrata përfundon vitin e ardhshëm dhe ai do mbetej lojtar i lirë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...