Barcelona, 34 ndeshje pa humbje – 4 larg rekordit historik në Spanjë

PUBLIKUAR

Barcelona ka shkuar në 34 ndeshje pa humbje në La Liga dhe synimi është rekordi historik, që mbahet nga Real Sociedadi.

Fitorja 1-0 kundër Atletico Madridit në “Camp Nou” ishte triumfi i 28-të për Barcelonën në 34 ndeshje pa humbje, që regjistron edhe gjashtë barazime, shkruan Gazeta Express.

Barcelona tani i është vënë pas rekordit historik të vendosur nga Real Sociedadi në vitin 1980, që kishte shkuar deri në 38 ndeshje pa humbje në Spanjë.

Barcelona, aktualisht me 34, është katër ndeshje larg barazimit të këtij rekordi dhe 5 që ta thyejë krejtësisht atë dhe të shkruajë histori.

Pesë ndeshjet e ardhshme të Barcelonës në La Liga janë: Malaga, Athletic Bilbao, Sevilla, Leganes dhe Valencia. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...