Barca rimerr kreun, duke thyer rekordin e Realit (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona ka fituar kundër Real Betisit me rezultat 4-0.
Pas kësaj fitore katalunasit vendosën rekord botëror, duke shënuar 180 gola brenda një viti kalendarik, rekord që ishte vendosur më herët nga Real Madridi.

Goli i parë erdhi nga Heiko Westermann (29’), i cili në tentativë për të penguar Ivan Rakiticin, shënoi në portën e tij.

Pas vetëm katër minutash në skenë doli Lionel Messi, i cili pas një asistimi nga Neymar, dërgoi Barcelonën në pushim me dy gola në epërsi.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku në minutën e 46-të, sulmuesi uruguaian, Luis Suarez shënoi golin e rekordit botëror.

Por, kjo nuk ishte e gjitha nga kampionët aktual të La Ligas, pasi në minutën e 83-të shënoi edhe një herë Suarez, por këtë herë i asistuar në mënyrë mastrale nga Neymar.

Pas kësaj fitore Barca vazhdon të jetë në pozitën e parë me 38 pikë nga 16 ndeshje. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...