Barca, ofertë të majme për Pjanic

PUBLIKUAR

Barcelona është gati t’ia ofrojë 40 milionë euro Romës për mesfushorin Miralem Pjanic, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse në këtë sezon.

Futbollisti boshnjak shënoi një tjetër supergol nga gjuajtja e lirë kundër Empolit të shtunën dhe ky ishte goli i katërt deri më tani.

Njëherësh, ai numëron edhe katër asistime në shtatë paraqitjet e deritanishme në Serie A.

Kjo ka bërë që Barca të rikthejë interesimin për Pjanic.

Corriere della Sera raporton se klubi spanjoll do të përpiqet ta transferojë 25-vjeçarin që në janar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...