Barca nuk njeh kundërshtar (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona është treguar skuadër më e fortë përballë Espanyolit në derbin katalunas duke fituar me rezultat 2-0 në Cornella-El Prat.

Një paraqitje jashtëzakonisht cilësore e Blaugranëve në gjysmën e parë, në të cilën arritën të realizojnë dy gola.

Messi pasoi te Jordi Alba që ndodhej në anën e majtë dhe pasimi i tij në zonë u shfrytëzua nga Neymar për golin e parë (17’).

Pas kombinimeve me Iniestan, Suarez asistoi për Lionel Messin, i cili nuk e pati të vështirë të realizonte (25’).

Një veprim aspak i mençur i Jordi Albas në pjesën e dytë. Mbrojtësi i krahut fillimisht mori karton të verdhë duke reaguar me goditje të topit ndaj veprimit të arbitrit, ndërsa sërish shprehu me fjalë pakënaqësinë e tij dhe gjyqtari e nxori kartonin e kuq (54’).

Megjithatë, vendasit nuk kishin fuqi që t’i ndryshonin gjërat në rrjedhën e takimit, megjithëse rastet nuk munguan. Por, as mysafirët nuk ishin të qetë. Messi madje e goditi shtyllën.

Barcelona aktualisht ka pesë pikë më shumë se Real Madridi që këtë javë luan kundër Celta Vigos. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...