Barcelona ka shënuar fitore në ndeshjen e parë të 1/16 së finales të Ligës së Kampionëve.
Barca ka triumfuar si mysafirë në stadiumin The Emirates kundër Arsenalit me rezultat minimal 2:0.
Në fakt, rastin më të mirë në pjesën e parë e pati, Alex Oxlade-Chamberlain, i cili në minutën e 21-të të takimit nga afërsia prej gjashtë metrave gjuajti drejt e në portierin Ter Stegen.
Edhe Lionnel Messi kishte një rast mjaft të bukur në 45 minutshin e parë, por nuk ia doli të mposht portieri, Petr Cech, raporton Telegrafi.
Por, si duket kampionët evropian dhe botëror për klube ishin më të vendosur për të fituar ndeshjen.

Pas sulmeve të njëpasnjëshme të Barcës vjen edhe goli i parë përmes një kundërsulmi të organizuar nga treshja Neymar, Luis Suarez dhe Messit, ku ky i fundit arriti të shënoi edhe golin e epërsisë në minutën e 71-të takimit.
Katalonasit me kaq nuk u ndalën pasi realizuan edhe golin e dytë. Autor i golit të dytë ishte sërish Messi, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën 83-të takimit. Paraprakisht, Mathiu Flamini ndërhyrje në mënyrë të palejueshme ndaj Messit.

Në vazhdim të ndeshjes më nuk pati gola dhe kështu, Barcelona bëri një hap të madh drejt sigurimit të një vendi për në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Vlen të theksohet se ky ishte goli i parë i argjentinasit në portën e Petr Cech.
Kujtojmë se takimi i ardhshëm mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet pas dy javëve në Nou Cam të Barcelonës. /Telegrafi/


